Sallatë me patate të ëmbël

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Një version i ri i sallatës klasike me patate, me një shije të athët dhe të ëmbël.

Ingredientët

  • 3 patate të ëmbla të mëdha, të qëruara dhe të prera në kubikë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri extra të virgjër
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 1 lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji piper
  • ½ luge çaji sheqer
  • 1 lugë gjelle mustardë me fara
  • 2 kupa rukola

Udhëzimet

1

Nxehni furrën në 220 gradë Celcius.

2

Në një tas të madh, përzieni patatet, 2 lugë gjelle vaj ulliri, ½ lugë çaji kripë dhe piperin.

3

Vendosini patatet në një tavë të mbuluar me letër kuzhine dhe lërini të piqen derisa të kenë marrë një nuancë të lehta kafeje dhe të jenë zbutur, 20-25 minuta.

4

Lërini të ftohen në temperaturë ambienti.

5

Përzieni uthullën, mustardën, sheqerin dhe pjesën e mbetur të vajit dhe kripës.

6

Në një enë të madhe hidhni patatet dhe rukolën dhe mbulojeni me përzierjen që përgatitët.

Lini një koment