5 supat e ftohta më të mira për t’u përgatitur gjatë verës

Ndoshta e vetmja supë që ju vjen në mendje kur themi supë e ftohtë është Gazpacho me domate, por jo ka edhe shumë lloje të tjera supash të ftohta që janë shumë të shëndetshme dhe të shijshme .

Këtu janë 5 prej tyre të cilat janë edhe mjaft të thjeshta të gatuhen.

1.Supë me mango dhe xhenxhefil

Mangot e ëmbël, dhe të shijshëm janë bazat e kësaj supe të ftohtë që është kaq e freskët dhe e shëndetshme! Mangot jo vetëm që janë një nga frutat më të shijshme që mund të blini në treg, por gjithashtu janë të pasura me lëndë ushqyese, prandaj shpesh quhen “fruta super”. Kjo recetë e freskët e supës verore  me mango është e përshtatshme për dietat e glutenit dhe të papërpunuara ushqimore, por ka shumë aromë.Gjithashtu kjo supë merr edhe freskinë e përbërësit të mrekullueshëm xhenxhefil që është gjithashtu e mirë për ju. Lexo recetën këtu 

2.Supë me panxhar


Supa me panxhar është një supë tradicionale e Evropës Lindore që ka të bëjë më së shumti me ëmbëlsinë natyrale dhe cilësinë e panxhareve ushqyese, të pasura me folate. Uthulla e mollës shton një tjetër shije në këtë recetë klasike që është e përsosur për t’u shërbyer e ftohtë në ditët e nxehta të verës.

3.Supë me bizele dhe mente

Ju do të kënaqeni nga thjeshtësia dhe freskia e kësaj supe me bizele dhe menexhik. Bizelet e ëmbla verore (ju mund të përdorni të freskëta ose të ngrira) dhe gjethet freskuese të menexhikut janë një kombinim përfekt.

Shërbejeni atë me pak vaj ulliri dhe spërkateni me djathë të grirë.

4.Supë me borzilok dhe domate

Përbërësit në këtë recetë me supë të freskët të domates së verës janë mjaft të thjeshtë: vetëm domate,borzilok të freskët, perime dhe uthull, prandaj sigurohuni që të përdorni përbërës të freskët dhe cilësor. Kjo supë verore dhe vegane është një mënyrë ushqyese për të treguar kulturen e domateve. Kliko këtu për recetën

5.Supë me avokado

Nëse ju pëlqen avocado, ju do ta doni këtë recetë të Kalifornisë frymëzuar nga avokadot dhe nga supa tradicionale gazpacho. Supa e avokados bëhet nga vetëm gjashtë përbërës të shpejtë dhe të lehtë, duke përfshirë avocado, krem, perime, erëza, dhe barishte të freskëta. Është një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar rreth 20 lëndë ushqyese thelbësore në dietën tuaj të përditshme, duke përfshirë fibrat, kaliumin, vitaminat B dhe E dhe acidin folik  dhe është mjaft elegante për t’u shërbyer në darkat e verës.

Lini një koment