Sugjerojmë:

4 ide maskash shtëpiake për fytyrën, sa herë do që të ndihesh mirë me veten!

Kombinimet që Neps sjell më poshtë nuk janë për t’u ngrënë, po për maska fantastike fytyre.

Po po, shumë përbërës që gjenden në kuzhinën tuaj të tilla si limoni, mjalti, e verdha e vezës, melli apo uthulla e mollës janë shumë efektive kur vjen puna për të luftuar aknet, njollat e lëkurës, rrudhat dhe skuqjet.

Hidhini një sy kombinimeve më poshtë dhe zgjidhni të preferuarën tuaj:

2 lugë gjelle lëng limoni+ 2 lugë gjelle mjaltë

1 e verdhë vezë+ 1 lugë gjelle miell+1/2 lugë gjelle mjaltë

2 lugë gjelle sodë pjekjeje+ 2 lugë gjelle ujë

1 lugë gjelle uthull molle+2 lugë gjelle salcë kosi+ 2 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • Për të gjitha maskat e sipërme, vlen e njëjta metodë.
  • Mjafton të kombinoni përbërësit në një tas, t’i përzieni mirë e mirë dhe më pas i aplikoni në fytyrën e pastër.
  • I lini të veprojë për 15-20 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën më ujë të ngrohtë.

Shënim: Të gjitha maskat rekomandohet të aplikohen 1 herë në javë./neps.al

Lini një koment