Sugjerojmë:

3 mite rreth akneve që nuk duhen besuar më

Aknet nuk na prishin vetëm pamjen e jashtme, por ato ndikojnë dhe në humorin tonë gjithashtu. Trajtimi i akneve është lidhur gjithmonë me disa “mite” që i bashkëshoqërojnë ato. Kjo sepse konsumimi i ushqimeve ndikon drejtpërdrejt në shfaqjen e tyre. Por jo pak herë është ekzagjëruar duke i bërë personat që kanë probleme me aknet akoma dhe më paranojakë ndaj produkteve që duhet të konsumojnë.

Më poshtë do t’ju tregojmë mitet më të përhapura dhe sesi ta mbaroni lëkurën tuaj.

Dieta nuk ndikon në përhapjen e akneve:

Ka disa kërkime që thonë se se nuk ka asnjë lidhje midis dietës dhe akneve, por shkencat moderne provojnë krejt të kundërtën. Sheqeri stimulon prodhimin e insulinës dhe mbi prodhimi i saj mund të shkaktojë akne. Shmagni produktet me një nivel të lartë glicemie siç janë buka e bardhë, pijet e gazuara, çokollatat dhe birra.

Aknet gjithashtu mund të shfaqen për shkak të hormoneve që përmban qumështi, që rrisin nivelin e subumit. Konsumimi i tepërt i qumështit shkakton mbylljen e poreve dhe shtimin e akneve.

Duhani ndalon ne përhapjen e akneve:

Shumë njerëz mendojnë se duhani shkakton akne, por në fakt është krejt e kundërta. Sigurisht që efeket e duhanit janë të tmerrshme për organizmin, por çuditërisht ato nuk ndikojnë në shpërhapjen e tyre.

Produktet kozmetike shkaktojnë akne:

Jo të gjitha produktet kozmetike i sjellin dëme fytyrës. Ju këshillojmë të përdorni produkte që janë të marketuara si noncomedogenic, pasi ata janë veçanërisht për fytyrat problematike. Shmangni produktet që përmbajnë alkool dhe vajra. Alkooli e than lëkurën dhe shkakton irritime të cilat më pas ndihmojnë në shfaqjen e akneve. Ndërsa produktet vajore mbyllim poret dhe e bëjnë lëkurën të yndyrshme.

Kini parasysh se produktet e kujdesit të fytyrës duhet të përmbajnë peptide 10, aloe dhe retinoil.

Lini një koment