2 receta për ujin detoks. Cila është e preferuara juaj?
Për ujin detoks kemi folur edhe herë të tjera këtu në Neps.al Ai përgatitet shpejt dhe ka shumë veti të mira, veçanërisht që ju hidraton duke larguar njëkohësisht toksinat e dëmshme nga trupi juaj.
Më poshtë keni dy receta të shpejta të ujit detoks:
Me portokall dhe boronica
Ju nevojitet:
1 litër ujë
1 portokall
200 gram boronica
disa kuba akulli
3-4 gjethe mente
Shalqi dhe rozmarinë
Ju nevojitet:
1 litër ujë
300 gram shalqi
disa kuba akulli
2 degë rozmarinë
Udhëzime:
Përgatitja është e njëjtë për të dyja recetat.
Mjafton t’i fusni të gjithë përbërësit në një kanë me ujë dhe t’i lini të veprojnë gjatë gjithë natës.
Të nesërmen mund ta konsumoni gjatë gjithë ditës./neps.al
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment