Sugjerojmë:

10 ushqimet që kurrsesi nuk duhet t’i hani të gjalla

Disa ushqime nëse nuk janë të gatuara, janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë.

Më poshtë Neps ju rendit disa prej tyre dhe arsyet përkatëse:

Qumështi
Qumështi i freskët nuk nënkupton direkt qumështin e marrë nga lopa. Këtij produkti i duhet të kalojë përmes procesit të pasterizimit, ndyshe bakteret që gjenden brenda mund të shkaktojnë infeksione serioze.

Kale
Është një ndër ushqimet më popullore në botë, megjithatë një tufë e vogël kale e pagatuar, shkakton çrregullime hormonale, çrregullime në nivelin e sheqerit dhe tek proceset metabolike.

Vezët
Të ngrënit vezë të gjalla rrit mundësinë e prekjes nga salmonela. Duhet të jeni shumë të sigurta për cilësinë e tyre, nëse realisht doni ta konsumoni vezën e tillë.

Mielli
Askush nuk do e hante miellin e gjallë, ama ju mund ta hani përmes brumërave të pagatuar mirë dhe kjo është gati e njëjta gjë. Konsumi i miellit të gjallë shkakton probleme të rënda.

Lakra brukseli
Lakrat e bruskelit janë të pasura në nutrientë dhe antioksidantë. Ama kur nuk janë të gatuara dhe nëse vuani nga hipotiroidja nuk duhen ngrënë kurresi pasi janë burim toksinash.

Toni i peshkut
Kur vjen puna tek konsumi i tij sidomos në sushi, nëse nuk është i freskët atëherë rrezikoni të prekeni nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me sistemin nervor për shkak të përmbajtjes së lartë të mërkurit.

Patatet e gjalla
Patatet e gjalla apo gjysmë të pagatuara shkaktojnë probleme me tretjen dhe pagjumësi.

Pula
Mishi i pulës i pagatuar mirë shkakton helmim dhe diarre. Konsumi i mishit të bardhë i pagatuar mirë mund të çojë në dëme serioze për shkak të përmbajtes së salmonelës.

Fasulet e kuqe
Fasulet e kuqe përmbajnë një element, që nëse nuk gatuhen mirë shkakton diarre, probleme me tretjen dhe të vjella.

Ullinjtë
E kemi fjalën për ullinjë kur janë të papjekur, jeshilë dhe të fortë. Në këtë fazë ato kanë një shije ekstremisht të hidhur dhe shanset për ta nxjerrë ushqimin jashtë janë të mëdha./neps.al

Lini një koment