Sugjerojmë:

10 gjërat e pabesueshme që i ndodhin trupit tuaj nëse hani qiqra çdo ditë!

Qiqrat janë një ndër ushqimet më të shëndetshme kudo në botë. Ato janë të pasura në fibra, yndyrna të shëndetshme, karbohidrate, minerale të shumta dhe vitamina. Qiqrat janë gjithashtu të pasura në proteina, çka i bën ato një vakt përfekt për veganët dhe vegjetarianët.

Ja 10 arsye pse duhet t’i përfshini qiqrat në dietën tuaj:

Për humbje në peshë
Proteinat dhe fibrat tek qiqrat ju japin ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë. Qiqrat reduktojnë gjithashtu edhe urinë.

Kocka më të shëndetshme
Qiqrat janë një burim i mirë i magnezit, kalciumit, hekurit, zinkut, magnezit, vitaminës K dhe A. Të gjitha këto janë të rëndësishme për rritjen e kockave dhe prodhimin e kolagjenit.

Lëkurë më e mirë
Vitaminat C, E dhe K, prezente në qiqra janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Ato parandalojnë rrudhat, lëkurën e thatë dhe ju mbrojnë kundër dëmtimit nga dielli.

Ulin nivelin e sheqerit në gjak
Qiqrat janë të pasura në fibra dhe proteina. Ato ndihmojnë që niveli i sheqerit të mos rritet shpejt në gjak, menjëherë pasi kemi ngrënë. Magnezi dhe zinku reduktojnë rrezikun nga diabeti i tipit 2.

Tretje më e mirë
Qiqrat ju ndihmojnë me tretjen dhe luftojnë kapsllëkun.

Parandalon atakun kardiak
Magnezi i gjendur tek qiqrat, mban nën kontroll presionin e lartë të gjakut.

Shëndet i mirë flokësh
Proteinat, vitaminat A dhe B dhe minerale të tjera prezente tek qiqrat, parandalojnë rënien e flokëve.

Përmirësojnë shikimin
Qiqrat kanë veti anti-inflamatore dhe reduktojnë rrezikun e një shikimi jo të qartë me rritjen në moshë.

Përmirësojnë funksionet e trurit
Koline që gjendet tek qiqrat lidhet me performancën konjitive, që përkthehet në një memorie të mirë.

Mbron dhe lufton kundër kancerit
Qiqrat ndihmojnë dhe reduktojnë rrezikun e të prekurit nga lloje të caktuara kanceri, sidomos ai në zorrën e trashë dhe nga kanceri në mushkëri./neps.al 

10 Things That Can Happen to Your Body If You Eat One Cup of Chickpeas Every Day

Lini një koment