Fillimisht, në një enë të madhe, rrahim gjalpin dhe sheqerin derisa të bëhet një masë e butë dhe kremoze. Shtojmë vezët një nga një dhe e përziejmë mirë çdo herë. Shtojmë çokollatën e shkrirë dhe vaniljen.
Në një enë tjetër, përziejmë miellin, pluhurin e kakaos, pluhurin pjekës dhe kripën. Shtojmë këtë përzierje të thatë te masa e gjalpit dhe vezëve, duke përzier ngadalë derisa të formohet një brumë i njëtrajtshëm.
E hedhim brumin në një tavë të lyer me gjalpë dhe të spërkatur me miell. E fusim në furrë të parangrohur në 180°C dhe e lëmë të piqet për rreth 30-35 minuta, derisa të bëhet e fortë por ende pak e butë në qendër.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento