Uthull molle dhe limon, maska e fuqishme që lufton zbokthin

Kjo maskë është e përkryer për flokët me yndyrë pasi uthulla e mollës dhe limoni,  eliminojnë vajin e tepërt nga flokët.

Uthulla e mollës dhe limoni do të balancojnë nivelin e pH të flokëve duke eliminuar gjithashtu zbokthin.

Po çfarë duhet të bëni? 

  • Mbushni 1/4  e gotës me uthull molle dhe  shtrydhni brenda gjysmë limoni.
  • Lëreni për 10 minuta e më pas aplikojeni në flokë duke masazhuar skalpin.
  • Lëreni maskën për 15 minuta dhe më pas shpëlajini flokët normalisht.

Image result for vinegar and lemon

Maskat me përbërës natyralë janë gjithnjë një ide e mirë. Nis edhe ti nga puna!/neps.al 

Lini një koment