Sugjerojmë:

Ushqimi shijon më shumë kur kursen! Përfito transportin falas në Snapfood

Inflacioni përfundimisht nuk është shaka! A e keni vënë re sa shpejt fluturon rroga qëkur ka nisur rritja e çmimeve duke filluar nga karburanti e deri aty ku na dhemb më shumë: tek ushqimet. Ndaj çdo mundësi që na jepet për të kursyer para është një mundësi e artë dhe nuk duhet neglizhuar.

Ekzaktësisht e tillë është dhe mundësia për të kursyer kostot e transportit në Snapfood. Aplikacioni i famshëm i shpërndarjes së ushqimit dhe argëtimit, ka prezantuar së fundmi programin Snapfood+, që lejon përdoruesit të përfitojnë transport falas kundrejt një abonimi mujor ose vjetor, çka është ideale nëse porosit shpesh ushqim në restorant.

Për vetëm 599 lekë në muaj dhe 5990 lekë në vit, ti përfiton transport falas për të gjitha porositë Delivery dhe kështu si padashur, ke kursyer paratë e tua të vyera. Abonimi kryhet fare thjeshtë: mjafton të lidhësh kartën tënde të debitit/kreditit me llogarinë tënde në Snapfood, të klikosh “Abonohu” dhe sapo karta të verifikohet në siguri të plotë, gjithçka është në rregull. Abonimi anulohet në çdo kohë pa pagesa shtesë dhe pa penalitete.

Dhe nëse ia ke marrë dorën Snapfood-it, me siguri e ke kuptuar se mënyrat për të kursyer e fituar para janë të pafundme. Duke filluar me cashback që të jep para mbrapsht pas çdo porosie, tek opsioni Refero që të dhuron 200 lekë për çdo mik që regjistrohet me kodin tënd në aplikacion, ftesat e porosive etj…

Lini një koment