Sugjerojmë:

U mbyll për herë të parë pas 9 vitesh nga pandemia! Si ia doli ky restorant në Tiranë të jetë afër klientëve të tij

Sikurse është bërë shpesh e ditur, restorantet, bar-kafet, palestrat, qendrat estetike apo qendrat tregtare do të qendrojnë të mbyllura për konsumatorët deri në një njoftim të dytë nga qeveria. Kjo pasi këto biznese konsiderohen me rrezik të lartë për transmetimin e virusit, për shkak të numrit të madh të njerëzve që grumbullojnë. Por edhe pse drita jeshile, ende duket larg për këto biznese, restorantet në veçanti kanë qenë të parët që janë përshtatur me këtë situatë të pazakontë. Delivery është kryefjala e ditëve të sotme dhe për hir të së vërtetës në kryeqytet po bën namin.

Restorantet kanë mundur të punojnë në këtë mënyrë në çdo ditë të javës, pra nga e hëna në të dielë, deri në orët e vona të natës. Por sigurisht duhet të kemi parasysh që shërbimi delivery mundësohet nëse restoranti posedon edhe shpërndarësit e tij.

Pyetja e thjeshtë është: Si mund të mbijetojë një restorant që para krizës së COVID-19 nuk e ofronte këtë shërbim?

I tillë është shembulli i restorantit të njohur në zonën e Myslym Shyrit, “Fish&Squid”. 

Ky restorant ka qenë prej 9 vitesh i hapur duke ofruar një shumëllojshmëri pjatash për klientët e tij, duke filluar nga peshku i përzgjedhur, frutat e detit, pastat e shijshme, rizotot e pafundme dhe me çmime tepër ekonomike apo sallatat shumëngjyrëshe.

Më në fund një lajm i mirë: Restoranti është rihapur për të qenë sa më pranë klientëve të tij besnik dhe kjo falë bashkëpunimit me SnapFood i cili i mundëson shërbimin delivery.

Çmimet janë shumë të leverdisshme dhe për këtë do të bindeni edhe vetë, pasi t’i hidhni një sy menusë. Fundja sa e zakontë është të shijosh një spaghetti me fruta deti, me oktapod apo kallamar vetëm me 280 lekë?

Epo ja që Fish& Squid jua mundëson këtë!

Nëse doni të njiheni më nga afër me pjatat e tjera që ofron ky restorant dhe sigurisht me çmimet përkatëse, mjafton të shkarkoni SnapFood e të zgjidhni  Fish& Squid.  

Çdo ushqim që do të porosisni në këtë restorant vjen nga qyteti i bukur i Vlorës. Themeluesi i restorantit ka një magazinë ku grumbullon çdo furnizim që bën në ujërat e ftohtë të qytetit bregdetar. Për të klienti është gjithnjë i pari dhe kujdeset vetë si për gatimin e recetave të shijshme, ashtu edhe për shërbimin e tyre deri në tryezën e klientit.

Bëhet fjalë për një biznes familjar, i cili në një formë a tjetrin ka nevojë për mbështetjen tonë, duke mos e lejuar këtë sipërmarrje të bjerë në një “gjumë letargjik”.

Prandaj ndihmo edhe ti! Mbush “shportën” online me pjatat që të ka shkuar mendja këtë të dielë deri në orën 21:00, përfundo porosinë dhe të tjerat lërja SnapFood! 

Lini një koment