Sugjerojmë:

3 receta për patëllxhanët e skuqur më të shijshëm që keni provuar

Patëllxhanët e skuqur, një recetë e shijshme që mund të shijohen si antipastë apo sallatë shoqëruese. Ka disa mënyra për t’i bërë ata sa më të veçantë dhe për t’i shijuar gjatë gjithë verës. Po ju tregojmë tri receta:

  1. Patëllxhanë të skuqur në pastelë

Për të realizuar këtë recetë, duhen pak përbërës dhe shumë durim pasi duhen skuqur 4 ose 5 feta patëllxhanësh njëherësh.

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë vjollcë rrethorë
  • Vaj luledielli
  • 150 gr miell
  • 150 ml qumësht
  • Pak kripë

Përgatitja:

  • Lani dhe thani patëllxhanët.
  • Në një tas përzieni vezët, qumështin dhe miellin me një rrahëse vezësh ose pirun derisa të merrni një brumë të hollë pa kokrriza (pastelë).
  • Shtoni kripën dhe vendosni mbi sobë një tigan ku keni hedhur vaj luledielli.
  • Pritini patëllxhanët në feta me trashësi 1 cm dhe kalojini në pastelën e përgatitur.
  • Skuqini në vajin e nxehur.

2. Patëllxhanë të skuqur të kaluar në bukë

Le të shohim si përgatiten patëllxhanët e skuqur të kaluar në bukë. Në vend të peksimadheve (bukë e thekur e grirë), mund të përdorni miell dhe për intolerantët, një miks miellrash pa gluten.

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • Vaj luledielli
  • 2 vezë
  • Pak kripë
  • Bukë e thekur e grirë (peksimadhe)

Përgatitja:

  • Lani dhe thani patëllxhanët
  • Në një tas bashkoni vezët dhe përziejini me pirun derisa të bardhat e të verdhat të njëtrajtësohen me njëra-tjetrën.
  • Prisni patëllxhanët në feta me trashësi 1 cm dhe kalojini tek vezët.
  • Në një pjatë hidhni peksimadhet ose miellin dhe kalojini patëllxhanët e lyer me vezë derisa të mbulohen mirë.
  • Skuqini në vaj të nxehtë.

3. Patëllxhanë në shirita. Recetë edhe për të vegjëlit

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • Vaj luledielli
  • Sherebelë
  • Kripë
  • Miell

Përgatitja:

  • Lani, thani patëllxhanët dhe pritini në shirita me trashësi 1 cm.
  • Në një tas përzieni kripën, miellin dhe sherbelën.
  • Kalojini shiritat e patëllxhanëve tek kjo përzierje.
  • Skuqini në vaj të bollshëm duke i rrotulluar herë pas here.

Lini një koment