Sugjerojmë:

Tost francez i fryrë për mëngjes të shijshëm

Veshtiresia
e lehtë
Koha gatimit
30 minuta
Sugjerohet për:
12 persona
Kalori:
¼ filxhan miell
1 majë kripë
3 vezë të mëdha
1 gotë qumësht
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
1 lugë sheqer të bardhë
12 bukë të trasha
½ lugë çaji kanellë

  1. Hidheni miellin në një tas të madh përzierës.
  2. Dalëngadalë shtoni qumështin.
  3. Shtoni më tej kripë, vezë, kanellë, ekstrakt vanilje dhe sheqer deri sa të krijohet një masë.
  4. Nxeheni një tigan të lyer me vaj mbi nxehtësinë mesatare.
  5. Fetat e bukës zhytini në përzierjen e krijuar derisa të ngopen.
  6. Skuqeni bukën nga secila anë deri sa të marrë ngjyrë kafe të artë.
  7. Shërbejeni të ngrohtë.

Komento