Sugjerojmë:

Tortë me portokall

Tortë me portokall

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 55minuta

Torta me portokall është një ëmbëlsirë e shijshme dhe aromatike. Portokajt dhurojnë gjiithmonë ndjesinë e freskisë. Kjo tortë i ngjan një krostate me marmelatë dhe kremi me portokall do t’ju bëjë të lëpini gishtat.

Ingredientët

  • Për brumin:
  • 200 gr miell 00
  • 125 gr gjalpë
  • 75 gr sheqer
  • 2 të verdha veze
  • Për mbushjen:
  • Lëngu dhe lëkura e një portokalli
  • 2 vezë të rrahura
  • 60 gr sheqer
  • 60 gr pana
  • Lëkura e gjysme limoni
  • Lëngu i një limoni

Udhëzimet

1

Për të realizuar këtë tortë, nisni me brumin. Hidhni në një plan pune miellin, sheqerin dhe gjalpin e prerë në copa.

2

Punoni brumin për disa minuta me duar. Shtoni më pas të verdhat e vezëve dhe vazhdoni të zini brumin duke u siguruar të jetë sa më homogjen.

3

Formoni një formë rrethi dhe mbulojeni me një qese transparente. Lëreni në frigorifer për 30 minuta.

4

Ndërkohë përgatisni mbushjen. Në një tas qelqi shtoni të verdhat e vezëve dhe sheqerin dhe rrihini me rrahëse.

5

Duke vazhduar përzierjen, shtoni panën. Shtoni më pas lëkurën e limonit, atë të portokallit dhe përziejini. Shtrydhni portokallin dhe shtojeni lëngun tek mbushja që po përgatisni.

6

Shtoni lëngun e limonit dhe përzieni përsëri.

7

Merrni brumin, punojeni lehtë me petëz dhe formoni një petë me trashësi 1 cm.

8

Merrni një tepsi tartash me diametër 20 cm të lyer me gjalpë dhe shtroni brumin duke ngjitur mirë anët.

9

Krijoni disa vrima me priun që të mos fryhet gjatë pjekies. Vendosni mbi të letër furre dhe peshë (oriz, gurë, fasule, etj) që të qëndrojë e sheshtë gjatë pjekies.

10

Piqeni në 190 gradë për 20 minuta.

11

Më pas hiqni peshën dhe shtoni kremin e përgatitur. Piqeni përsëri për 30-35 minuta. Spërkateni tortën me sheqer pluhur dhe dekorojeni me thela portokalli.

Lini një koment