Sugjerojmë:

Tortë me limon dhe fistikë. Është më e thjeshtë se ç’duket në foto

Tortë me limon dhe fistikë. Është më e thjeshtë se ç’duket në foto

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 55 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Kjo tortë është shumë elegante, pak ekzotike me shijen e veçantë të fistikëve dhe bajameve, lëkurës së portokallit dhe ujit të trëndafilave. Nga fotoja mund të duket se kërkon një proces pune të gjatë dhe të komplikuar, por nuk është ashtu.

Ingredientët

  • 250 gr gjalpë
  • 1 kupë + 1 lugë gjelle sheqer i imët
  • 1 kupë fistikë të grirë pa kripë
  • 3 vezë të mëdha
  • 1 kupë bajame pa lëkurë të grira
  • Lëngu dhe lëkura e një portokalli
  • 1 lugë gjelle ujë trëndafili
  • 1 kupë + 1 lugë gjelle miell
  • Për pjesën e sipërme:
  • 1 kupë sheqer pluhur
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • Petale trëndafili të kristalizuara ose fistikë për dekor

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 180 gradë celsius. Merrni një tepsi tortash me diametër 20 cm dhe shtrojini letër furre.

2

Në një mikser, përzieni gjalpin dhe sheqerin e imët derisa të bëhen krem. Shtoni vezët, më pas fistikët dhe bajamet. Shtoni lëngun e portokallit, lëkurën e portokallit, ujin e trëndafilit dhe përziejini mirë. Me një spatul, integroni mirë miellin; mos i përzieni më shumë se ç’duhet.

3

Hidheni përzierjen tek forma e tortës dhe piqeni rreth 40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. Vendosni një letër alumini në sipërfaqe dhe piqeni edhe për 10 minuta të tjera, derisa një kruajtëse dhëmbësh të hyjë dhe të dalë e thatë brenda kekut.

4

Lëreni të ftohet për disa minuta pastaj hiqeni nga tepsia dhe lëreni mbi skarë të ftohet.

5

Kur të jetë ftohur torta, përgatisni pjesën e kremit; përzieni sheqerin pluhur me lëngun e limonit dhe hidheni sipër saj. Nëse dëshironi, dekorojeni me petale të kristalizuara trëndafili dhe fistikë. Lëreni 30 minuta që të forcohet kremi, më pas shërbejeni.

Lini një koment