Ngrohni paraprakisht sobën në 165 gradë. Në një enë të vogël në zjarr të ulët, shkrini gjalpin. Kur të jetë shkrirë, fikni sobën dhe shtoni copëzat e ҫokollatës dhe trazojeni në nxehtësinë e vet derisa të shkrijë ҫokollata dhe të jetë formuar një masë. Lëreni të ftohet.
Lyeni bollshëm me gjalpë një tavë ëmbëlsirash me hapje dhe spërkatni fundin dhe pjesën anësore me kakaon pluhur.
Në një enë të madhe bashkoni vezët, sheqerin, kripën, vaniljen dhe gjysmë gote arrë kokosi. Rrihini me rrahëse elektrike me fuqi të ulët për 1 minutë dhe me fuqi të lartë për 10 minuta. Pasi të keni mbaruar, bashkojeni me kujdes me ҫokollatën e shkrirë derisa të bëhen një masë e vetme.
Masën hidheni në tavë dhe goditeni tavën disa herë mbi banak për të hequr ndonjë flluskë ajri. Futeni në furrë për 45-50 minuta derisa të jetë forcuar. Lëreni të ftohet dhe më pas prijeni në trekëndësha, duke e spërkatur me pjesën e mbetur të arrës së kokosit dhe duke e shërbyer me maskarpone.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Komento