Thjerrëza të gatuara me karkaleca deti

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 25 min

Ingredientët

  • 100 gr thjerrëza të kuqe
  • 1 karrotë
  • 1 qepë
  • 6 karkaleca
  • Vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle koncentrat domatesh
  • 1 filxhan ujë
  • 2 thelpinj hudhër
  • Majdanoz
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri, hidhni selinonë, karotën, qepën dhe trazojini mirë.

2

Teksa skuqen shtoni karkalecat, koncentratin e domateve, thjerrëzat e kuqe dhe ujë. Trazojini mirë.

3

Shtoni tabletën e peshkut dhe i lini të ziejnë dhe ndërkohë shtoni kripën, piperin dhe majdanozin.

4

Në një tigan tjetër me vaj ulliri, skuqni karkalecat me hudhra.

5

Merrni një pjatë dhe servirni thjerrëzat e kuqe.

6

Sipër i vendosni karkalecat që skuqët.

Lini një koment