Sugjerojmë:

Thirrja e aktivistes shqiptare: Ushqimi që nuk duhet të konsumoni kurrësesi në restorantet shqiptare

Sot është ‘Dita Botërore e Turizmit” dhe meqe sapo ka mbaruar sezoni i pushimeve le të rikthejmë pak në kujtesë ditët e bukura me pushime në bregdet.

Me siguri edhe ju si të gjithë turistët me pushime në bregdet këtë verë e keni shijuar, me det, diell dhe keni konsumuar prodhime dhe receta të shijshme më frutat e detit.

Karkaleca, midhje, oktapod apo lloje të ndryshme prodhimesh deti kanë qënë nga porositë tuaja të zakonshme me pushime. Të gjitha këto janë pasuri e ujërave të bregdetit tonë të cilat në të shumtën e rasteve kanë filluar të shfrytëzohen pa kriter.

Një nga këto prodhime është edhe dateri, një lloj midhje e ndaluar për t’u konsumuar jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë për shkak të riskut që i kanoset. Nuk është e jashtëzakonshme që edhe pse i jashtëligjshëm, daterin mund ta gjesh në menutë e restoranteve në gjithë bregdetin shqiptar dhe jo vetëm.

Kontolli i Lartë i Shtetit në një auditim që ka bërë lidhur me detet, ndotjen e tyre dhe situatën  e përgjithshme ndalet edhe tek kjo pikë. Sipas KLSH-së vjelja dhe tregtimi i kësaj lloj midhje, (lat.Molusku lithofaga) apo ai që njihet ndryshe dhe me emrin dateri, e dëmton shumë mjedisin nënujor, shkëmbinjtë gëlqerorë dhe brezin koralor të vendit. “Ky fenomen konstatohet në masë të gjerë në subjektet që ushtrojnë aktivitetin kryesisht në Vlorë por edhe në qytetet e Durrësit, Lezhës Sarandës pa përjashtuar Tiranën si kryeqytet megjithëse nuk ka det ato sillen nga vendet bregdetare. Shpesh prezenca e këtij produkti deti në menu justifikohet si jo i vjelë në bregdetin Shqiptarë, por i importuar nga vende të tjera si Greqia etj., gjë e cila duhet verifikuar nga institucionet kompetente” – thuhej në raportin e auditimit marrë nga revista “Monitor” .

Një nga aktivistet e njohura shqiptare Dhurata Thanasi (e njohur si Luga e argjendte ne Instagram) sot në këtë ditë të shënuar për turizmin ka bërë thirrje për të gjithë shqiptarët që mos të konsumojnë daterin.

‘Shoh nëpër rrjetet virtuale të instagramit e facebookut fotografi, reels apo story nga restorante me emër në bregdetit, kryeqytet, etj, ku VIP-a apo dhe shefa promovojnë pjatat me guacka apo peshk të gjallë të marinuar (Crudo) dhe në asnjë prej tyre nuk mungon Dateri, kjo guackë e rrallë por dhe kaq e shijshme e bregdetit mesdhetar. Kapja e tyre, në ndryshim nga midhjet është shumë e vështirë, sepse nëse midhjet vendosen në sipërfaqen e shkëmbenjve, daterit e gjejnë folenë dhe habitatin e tyre në brendësi dhe vrimat e shkëmbit. Mbledhja e tyre është pothuajse e pamundur. Ndaj gjuhetarët e paligjshëm, për të siguruar daterit nëpër pjatat e restoranteve tona, shkatërrojnë gjithë barierën e koraleve, shkëmbinjtë gëlqerorë, dhe gjithë ekosistemin alga, peshq, molusqe, guacka. Si pasojë bregdetet do të shterpëzohen gjithnjë e më tepër, natyra do të vuajë, çmimet e produkteve të detit do shkojnë në qiell, e si rrjedhim Turizmi do të jetë ofertë vetëm për të pasurit, që notin do ta shijojnë nepër “infinity sëiming pool” të vilave luksoze apo jahteve 200 metroshe. Dateri i detit është pasuri e natyrës! Sot në ditën ndërkombëtare të turizmit ju bëj apel që këtë guackë me kaq vlera, kur ta shihni të shërbyer në restorant, ta REFUZONI, e nëse ky veprim përsëritet, ta abandononi dhe pse jo edhe ta denonconi nëse e shohin si burim fitimi në kurriz të NATYRËS! Nuk kemi shtëpi tjetër veç Tokës!Nuk do kemi më shkak të bëjnë apo shijojmë TURIZËM! P.S Qeveria jonë ka që prej viteve 2006, që e ka quajtur të paligjshëm kapjen e daterit” – shkruan Thanasi në rrjetin e saj social Instagram.

Lini një koment