Sugjerojmë:

Të të sjellim drekën gati, apo vetëm përbërësit? Ti vetëm vendos!

Gjëja e parë që të vjen ndërmend kur mendon për Snapfood është porositja e ushqimeve të tua të preferuara nga restorantet më të mira të kryeqytetit. Padyshim zgjedhja më e mirë kur nuk ke kohë të gatuash ose… ahëëëm… nuk di të gatuash.

Por Snapfood u vjen në ndihmë dhe atyre që u shijon një vakt i mirë i gatuar në shtëpi me dashuri. S’të del koha të dalësh të bësh pazarin? Ke harruar një ose dy përbërës pa blerë por ke vënë në zjarr ujin e makaronave?

Snapfood të sjell në derën e shtëpisë atë që të nevojitet nga produktet e marketeve. Në krye të menusë kryesore, kliko mbi opsionin “Të tjera” dhe do të gjeni atë që ju duhet. Fusni në shportë produktet që ju nevojiten për një vakt të shijshëm dhe në pak minuta, korrierët e Snapfood do t’jua dorëzojnë në derën e shtëpisë.

Madje falë mundësisë për të paguar online me kartë krediti ose debiti, nuk duhet të shqetësoheni edhe nëse nuk keni para cash për momentin në shtëpi. Sepse Snapfood shërben pikërisht për këtë: Për të ta bërë jetën më të thjeshtë!

Kliko për të shkarkuar aplikacionin: https://snapfood.al/download-app

Lini një koment