Sugjerojmë:

Të shpëtosh nga stresi, me ndihmën e livandos!

Stresi është faktori më i zakonshëm që na çon drejt ankthit. Të ndihesh i vetmuar, pa shpresë, pesimist, të kesh ndjenjën e fajit, kriza paniku apo të vuash nga pagjumësia, janë vetëm disa nga sinjalet kryesore të ankthit.

Në të tilla raste absolutisht që këshillohet të bëni një vizitë sa më parë tek mjeku dhe nga ana tjetër, nevojitet një ndryshim i stilit të jetesës. Natyra fatmirësisht na ka dhuruar disa erëza magjike që na ndihmojnë të kurojmë ankthin.

Livando për shembull është e njohur për lulet e saj të bukura dhe gjithashtu për aromën e mirë e cila përdoret gjerësisht në mjekësi dhe kozmetikë. Livando ndihmon në reduktimin e çdo lloj simptome për depresion ose ankth duke vepruar si një qetësues në sistemin nervor qendror.

how to overcome anxiety

Si ta përdorni në raste të tilla?

Livando merret zakonisht si çaj. Por mund ta aplikoni edhe mbi lëkurën tuaj duke përdorur vajin e livandos.

Me livandon mund të bëni gjithshtu edhe një dush shumë efektiv në vaskë. Ajo do ju ndihmojë të përmirësojë gjendjen tuaj emocionale dhe si dhe të nxirrni jashtë toksinat e dëmshme./neps.al 

Related image

Lini një koment