Makaronat i ziejmë sipas udhëzimeve të paketimit, pastaj i kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tigan, skuqim qepën dhe hudhrat me pak vaj ulliri derisa të zbuten. Shtojmë mishin e grirë dhe e gatuajmë deri sa të marrë ngjyrë. Shtojmë domatet e grira, kripën dhe piperin dhe lëmë masën të ziejë për rreth 20 minuta.
Përgatisim salcën beshamel duke shkrirë gjalpin dhe shtuar miellin, duke përzier deri sa të trashet. Shtojmë qumështin gradualisht dhe në fund, vezët e rrahura.
Në një tavë, shtrojmë një shtresë makarona, pastaj një shtresë me mishin e gatuar dhe mbi to shtojmë një shtresë tjetër makaronash. E mbulojmë me salcën beshamel dhe e spërkasim me djathë të grirë. E pjekim në furrë për 45 minuta në 180°C.
Shoqërohet me: Sallatë greke. Konsumohet si pjatë kryesore për drekë ose darkë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento