Sugjerojmë:

Të hahet diçka e mirë, por nuk di nga t’ja fillosh? Ja si të veprosh në të tilla raste

Gatimi nuk është pika e fortë e të gjithëve, ama definitivisht është pika e dobët. Askush nuk mund të rrojë pa ushqim për një kohë të gjatë, por nevoja për ushqim shkon përtej asaj bazikes. Të ushqyerit është nje proces që mbledh së bashku lumturinë, të bukurën, të shijshmen dhe përvoja.

Kur vjen mëngjesi, dreka apo darka të gjithë sytë i kemi nga frigoriferi. Shpeshherë në nxitim e sipër zgjedhim ta mbushim stomakun me lloj-lloj ushqimesh, një kulturë absolutisht e gabuar që duhet ta fusim në sirtar njëherë e përgjithnjë, në të kundërt pasojat do të përkthehen në një shëndet jo të mirë.

Sot gjërat janë thjeshtuar shumë dhe SnapFood është shembulli më i mirë i kësaj. Përderisa shkarkohet falas dhe kollaj nga telefoni, nuk ke asnjë arsye apo justifikim përse mos ta bësh diçka të tillë.

Aplikacioni të mundëson që të njihesh me menutë dhe çmimet përkatëse të pjatave me të shijshme që ofrojnë restorantet e kryeqytetit. 

Tymi V. Reçi

Shija tradicionale vjen direkt tek ju: duke filluar nga mishi deri tek produktet e shtëpisë. Janë me shije të mirë dhe çmime të arsyeshme

Restorant Verona

Kuzhina italiane e këtij restoranti është fiks ideale për një fundjavë të bukur dhe me shije të mirë. Duke filluar nga supat deri tek prodhimet e detit dhe picat, mjafton t’i vini gishtin të preferuarës tuaj.

Nobu Restorant

Për gatimet e Nobu-s nuk kam fjalë, nga më të thjeshtat deri tek më të vështirat I gjeni në këtë restorant. Ajo që duhet të bëni është vetëm të zgjidhni pjatën që dëshironi ( do ta keni super të vështirë, e di).

Capitol Meat

Këtu bëjnë donerin më të mirë që mund të gjeni në Tiranë. Me mish pule, vici si të doni dhe ku të doni j’ua sjell Snapfood.

Wonderbites

Sushit janë sinonimi i fundjavës kështu që kaloni njëherë nga menu-ja e këtij restoranti dhe provoni një shije speciale sot.

Lini një koment