Sugjerojmë:

Të dogji dielli? Ja kura shtëpiake me dy përbërës që ju vjen në ndihmë menjëherë

Djegia e lëkurës nga dielli është një fenomen që ndodh kur keni qëndruar për një kohë të gjatë të ekspozuar ndaj diellit.

Ekspozimi i trupit nga ora 10:00-16:00 është shumë i dëmshëm për lëkurën tuaj. Rrezet e dëmshme ultraviolet mund t’ju djegin tërësisht e madje të shkaktojnë edhe dhimbje.

Duke ju uruar që diçka e tillë mos të ndodhë, Neps ju sugjeron më poshtë një kurë në kushtet e shtëpisë, për t’ju lehtësuar nga djegiet.

home remedy for sunburn relief

Do ju nevojitet:

  • 1 limon
  • 1 kastravec
  • 100 ml ujë

Udhëzime:

  • Shtrydhni limonin, merrni lëngun dhe e hidhni në një gotë. I shtoni ujin.
  • Grini kastravecin në një blender, kullojeni dhe merrini lëngun. Bashkojeni me lëngun e limonit. I përzieni mirë.
  • Tani merrni një pambuk, lageni me lëngun e përgatitur dhe aplikojeni në fytyrë, qafë, duar apo në trup.
  • E lini të veprojë për 15-20 minuta. Shpëlahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni procesin edhe në ditët në vijim.
  • Nëse ju tepron lëng, ju mund ta ruani edhe ta ruani si kuba akulli në frigorifer./neps.al 

Lini një koment