Sugjerojmë:

Të bësh friturë me kungulleshka

Të bësh friturë me kungulleshka

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Jo vetëm frutat e detit. Edhe me kungulleshkat mund të bësh një friturë me shumë shije. Provoje tani me këtë recetë!

Ingredientët

  • 4 kungulleshka
  • 2- 3 vezë
  • 1/2 lëkurë limoni
  • 1 gotë miell
  • vaj luledielli për skuqje
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë kungujt dhe i prisni më katërsh tek pjesa e kokës.

2

Bishtin ia hiqni ose jo, sipas dëshirës.

3

Në një enë rrihni vezët. I shtoni kripë, piper dhe lëkurën e grirë të limonit.

4

Në një enë tjetër shtoni miellin.

5

Tani merrni kungujt,i lyeni me pak miell dhe më pas i lyeni nga masa me vezë.

6

I vendosni për t'i skuqur në një tigan me vaj të nxehur. Kungulleshkat janë gati për t'u ngrënë!

Lini një koment