Sugjerojmë:

Të bësh detoks me një supë me kunguj

Supë me kunguj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Besojmë se ndajmë të njëjtin mendim kur themi se kungujve nuk i kemi dhënë rëndësinë e duhur për një kohë të gjatë apo jo? Më poshtë ju tregojmë një recetë sesi të përgatisni një supë detoks me kunguj, në fare pak minuta.

Ingredientët

  • 6 kunguj
  • 1 gotë kos ose qumësht
  • Pak nenexhik
  • Kripë
  • 4 copa djathë bebeje
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë me kripë, vendosni për të zierë kungujt.

2

Pas 20 minutash i grini imët me ndihmën e një blenderi dore.

3

Shtoni qumështin e vakët ose kosin sipas dëshirës. Trazojeni mirë dhe më pas shtoni djathin e bebes, kripën dhe nenexhikun. E trazoni përsëri me ndihmën e një mikseri dore.

4

Kjo recetë është e përshtatshme për 4 racione dhe para se ta servirni i shtoni nga një lugë vaj ulliri të virgjër çdo pjate!

Lini një koment