Tavë me qepë të karamelizuara dhe djathë mozzarella. Gati për ta provuar?
10 lugë gjelle gjalpë pa kripë
2 qepë të vogla të prera në rrathë të vegjël
2 thelpi hudhra të grimcuara
2 degë trumzë të copëtuara imët
1 gjethe dafine
1 pako makarona, modeli sipas dëshirës
¼ filxhan me verë të bardhë
½ filxhan me miell
4 filxhanë me qumësht
3 filxhanë me djathë mozzarella të grirë imët
2 filxhanë me djathë çedar të grirë imët
1 koncentrat pule
1.Në një tigan me nxehtësi mesatare, skuqni 2 lugë gjelle gjalpë. Shtoni qepët, hudhrat, trumzën, gjethen e dafinës dhe i përzieni mirë derisa qepët të karamelizohen. Ky proces mund t’ju marrë deri në 30 minuta kohë.
2.Shtoni edhe koncentratin e pulës të tretur më parë në ujë dhe verën. I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe më pas i hiqni nga zjarri.
3.Në një tenxhere të madhe vendosni ujin me kripë të ziejë. Shtoni makaronat të ziejnë për gati 10 minuta.
4.Më pas i kulloni dhe i lini mënjanë.
5.Në një tigan vendosni qumështin për t’u ngrohur dhe më pas e lini mënjanë.
6.Në një tenxhere tjetër skuqni 8 lugë gjelle gjalpë. Sapo gjalpi të ketë shkrirë shtoni miellin dhe e trazoni vazhdimisht, për gati 3 minuta.
7.Gradualisht i shtoni qumështin, por ende vazhdoni ta përzieni.
8.Tani i shtoni djathin çedar dhe mozzarella dhe i përzieni derisa ato të shkrijnë.
9.Merrni një tavë dhe shtoni në të makaronat.
10.Sipër i shtoni masën me qepë që përgatitët dhe në fund salcën me djathë.
11.I përhapni mirë dhe e fusni tavën në furrë për 10 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment