1.Lani mirë pulën, ndajeni në pjesë më vete dhe e marinoni me kripë e piper.
2.Në një enë shtoni kosin, pak kripë e piper e përzieni mirë. Kosi mundësisht duhet të jetë i bërë vetë pasi është më i trashë dhe receta del më e shijshme.
3.Lyeni me kosin copat e pulës dhe i radhisni në një tavë njëra pas tjetrës.
4.I shtoni sipër vajin e ullirit dhe hudhrat e copëtuara.
5.I shtoni në fund edhe patatet e ëmbla, që i keni larë mirë dhe prerë përgjysmë. Tek secila prej tyre shtoni pak gjalpë.
6.Tani i fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 200 gradë celsius. Para se ta shërbeni i shtoni sipër majdanozin e copëtuar.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment