Sugjerojmë:

Tavë me oriz dhe spinaq për darkën e sotme

500 gr oriz
1 qepë
3 thelpinj hudhre
1/2 tufë majdanoz
250 gr spinaq
100 ml vaj
Erëza
Kripë dhe piper i zi
Karrota

1.Orizin lajeni e ziejeni.

2.Qepën kaurdiseni e më pas bashkojeni me orizin e zier, shtoni hudhrën e grirë, maJdanozin dhe spinaqin e grirë.

3.Shtoni mëlmesat dhe orizin e përgatitur vendoseni në tepsi.

4.Nga sipër hidhni karrotën e grirë në rende.

5.Piqeni në furrën e parangrohur në 220 gradë për rreth 20 minuta.

6.Mund ta shërbeni me mish të pjekur ose peshk.

7.Ju bëftë mirë.

Lini një koment