Tartufi, përbërësi magjik i recetave me shumë shije
Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër. Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjedhe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera.
Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufë dhe vlera e tij varion nga 350-1000 euro. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë.
Ndërsa janë edhe tartufët e bardhë që ngjajnë me zhardhokët e patates, por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin. E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën ritet.
Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme. Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton. Ndërkohë që sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi.
Në Snapfoodju mund të gjeni “Tartuf Shop” restorant/ dyqan që ofron një shumëllojshëri produktesh që kanë si bazë tartufin por edhe tartuf të freskët me shumë shije dhe vlera ushqimore sipas sezonit.
Pjatat e shijshme me bazë tartufin janë të shumta dhe me çmime shumë të përshtatshme për të gjithë. Spaghettit carbonara me tartuf, raviolit apo cheesecake me tartuf kanë një shije kaq të mirë e kaq joshëse, sa do të donit që pjata të mos mbaronte kurrë.
Për t’u njohur më nga afër me pjatat e tjera që ofron ky restorant si edhe çmimet përkatëse (se e dimë që e keni me merak këtë pjesë) ju ftojmë t’i hidhni një sy menusë në Snapfood.
Aknet në shpinë janë më të zakonshme nga sa mendohet. Shpesh i vëmë re rastësisht, kur vishemi, kur dalim në plazh, pas palestrës, ose kur lëkura nis të kruhet, të skuqet apo të krijojë disa zona të dhimbshme. Edhe...
Nëse deri dje në supermarket merrnit kos pa u menduar dy herë, tani me siguri keni vënë re edhe një produkt tjetër që po bëhet gjithnjë e më popullor: Kefiri. Shumë njerëz e ngatërrojnë me kosin, por në fakt...
Ajo që për vite është parë si diçka normale në kuzhinë, sot po vihet seriozisht në pikëpyetje. Shkencëtarë nga vende të ndryshme po kërkojnë që zierja e karavidheve të gjalla të ndalohet, pasi studimet e fundit tregojnë se ato...
Lini një koment