1.Në një tas të madh bashkoni miellin dhe gjalpin e shkrirë. Trazojeni mirë dhe shtoni 1 vezë, kripën, sodën e bukës.
2.Masën e shtroni me kujdes në një tavë të sheshtë. E lini në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë.
3.Ndërkohë në një enë bashkoni spinaqin e skuqur, preshin e grirë hollë, 2 vezë të rrahura mirë, qumështin, djathin, kripën dhe pak majdanoz.
4.I trazoni mirë dhe ia shtoni tartës sipër pasi ta keni nxjerrë. Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe pak djathë kaçkavall të grirë.
5.Futeni përsëri tartën në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!
Lini një koment