Sugjerojmë:

Tartë me proshutë krudo dhe kungulleshka. Receta 5-minutëshe nga Arbana Osmani

Tartë me proshutë krudo dhe kungulleshka. Receta 5-minutësha nga Arbana Osmani

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Libri i moderatores se njohur me titull "Receta në vetëm 5 minuta" del në nëntor, por Arbana nuk nguron të ndajë me publikun herë pas here disa pjata të shijshme që do të gjejmë brenda librit të saj. Si për shembull kjo quiche me proshutë krudo dhe kungulleshka. Çfarë pret? Fillo përgatite edhe ti! Neps.al të sjell recetën...

Ingredientët

  • 2 thelpi hudhra
  • 2 kungulleshka të grira imët në rende
  • 1 petë sfoliatë e gatshme
  • 150 gram proshutë krudo
  • 2 vezë
  • 125 gram djathë çedar
  • ½ kuti panna
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni hudhrat e plota.

2

Më pas shtoni tulin e kungulleshkave.

3

Ndërkohë në një tavë vendosni petën sfoliatë dhe e piqni për 5 minuta në temperaturë 170 gradë.

4

Prisni proshutën krudo në copa të vogla. Përzieni proshutën dhe kungujt në një tas.

5

Rrihni dy vezë dhe i shtoni tek tasi. I përzieni mirë e mirë.

6

Shtoni ½ kuti panna dhe djathin grana e grirë imët.

7

Pasi e keni përzierë edhe njëherë, sistemojeni mbushjen mbi petën sfoliatë.

8

E piqni në 180 gradë për 30 minuta. 5 minutat e fundit zbriteni poshtë tek furra. Ju bëftë mirë!

Lini një koment