Sugjerojmë:

Taliatele me karkaleca dhe pana

300 gr makarona taliatele
400-500 gr karkaleca të qëruar
Lëngu i 1/2 limoni organik dhe lëkura e grirë në rende
Majdanoz i grirë
2-3 lugë gjalpë
2 thelpinj hudhër
2-3 lugë pana
Borzilok
Kripë, piper

1.Në një tigan, skuqim karkalecat me 1 lugë gjalpë.

2.I heqim dhe i lëmë mënjanë.

3.Shtojmë në tigan gjalpin që na ka mbetur bashkë me hudhrën pluhur.

4.I përziejmë për 1 minutë me lugë druri dhe në nxehtësi të ulët, derisa gjalpi të marrë aromën e hudhrës.

5.Shtojmë më pas panën, borzilokun, majdanozin, lëngun dhe lëkurën e limonit.

6.Shtojmë karkalecat që kishim lënë mënjanë dhe e lëmë në zjarr për 2 minuta.

7.Vëmë taliatelet të ziejnë sipas minutave që shkruhen në paketimin e tyre.

8.I kullojmë dhe i hedhim në tiganin ku kemi karkalecat.

9.I shërbejmë menjëherë.

Lini një koment