Superushqimet e pranverës. Ç’duhet të hamë me shumicë këtë periudhë?
Pranvera nuk sjell vetëm stinën e bukur: prodhimet e të korrave na sjellin në tryezë gjëra të freskëta e perfekte për dietat tona, superushqime të vërteta. Mes superushqimeve pranverore që nuk duhet t’u mungojnë janë:
Rukola
Rukola është një lloj sallate shumë e dashur në Mesdhe, si dhe një superushqim i çmuar. E pasur me vitamin A dhe C, vitaminë K, rukola përmban më shumë kalcium se spinaqi.
Asparagët
Asparagët përmbajnë vitamin A, C, E dhe K së bashku me një përbërje të fuqishme antioksidante të quajtur glutaion që ndihmon për të luftuar agjentët kancerogjenë. Mund ta përdorni në sallata dhe rizoto.
Fasulet jeshile (fave)
Në pranverë fasulet fave janë më prezente në aperitivë ose gjatë happy-hour. Të pasura në proteina, ato janë ideale nëse doni të riktheheni në formë.
Bizelet
Një pasta e thjeshtë integrale me bizele sjell në tryezë një sasi të mirë anitoksidantësh, vitaminash e mineralesh. Bizelet ndihmojnë gjithashtu për të luftuar kolesterolin e keq dhe janë një superushqim i vërtetë.
Finokët
Finokët janë shumë të pasur me fibra dhe kalium, mbajnë zemrën të fortë, përmbajnë edhe një lloj vaji esencial aromatik i quajtur anetol i cili lufton kërpudhat e bakteret.
Marrja më e lartë e energjisë dhe ngarkesa e glicemisë në mëngjesin e vonë shoqërohen me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2 tek të rriturit, sipas një studimi të ri të botuar së fundmi në...
Secili ftrut i thatë ka përfitimet e veta shëndetësore—por disa janë në krye kur bëhet fjalë për këtë lëndë ushqyese të ngopshme. Ka shumë gjëra të mrekullueshme për ta—përfshirë faktin që janë një paketë e vogël e mbushur me...
Dieta më e mirë për jetëgjatësi është ajo që përfshin shumë fruta, arra dhe bishtajore, perime dhe drithëra të plota. Ushqimet që duhet të kufizohen ose të shmangen për jetëgjatësi përfshijnë ato të pasura me sheqer të shtuar, yndyrë...
Lini një koment