Supë pule me hudhra, plot proteina dhe shije të mirë
1 pulë (e prerë në copa)
40 gr gjalpë
Leng pule (i pulës që do ziejmë)
80 gr arra
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle uthull
Lugë gjelle miell
Kripë
Piper i kuq
1.Lajeni pulën dhe priteni në copa. Vëreni të ziejë me kripë dhe piper dhe ruani lëngun për supën.
2.Në një tenxhere të thellë skuqni miellin me gjalpë derisa të marrë ngjyrë dhe me pas shuajeni me lëngun e pulës duke e përzierë që të mos krijohen kokrriza.
3.Në një tas përzieni arrat me 2 thelpinj hudhër dhe shtojani supës.
4.Lëreni lëngun të ziejë për 3-4 minuta derisa të trashet.
5.Ndërkohë futini në furrë sa të marrin ngjyrë copat e pulës.
6.Pasi supa të ketë zierë, në një tigan skuqni për 1 minutë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq.
7.Kur të jetë tretur shtojani këtë përgatitje supës.
8.Shërbejeni supën të ngrohtë të shoqëruar me një copë pulë dhe me uthull.
A keni dëgjuar ndonjëherë për mochi ice cream? Me siguri e keni të mbushur plot Instagram-in dhe TikTok-un me Mochi! Imagjinoni një topth akulloreje të mbështjellë në një batanije të butë dhe të ngjitshme orizi. Tingëllon si një ëndërr...
Fillojmë duke pastruar kërpudhat dhe i presim në feta të holla. Vendosim tiganin me vaj dhe i kaurdisim derisa të fillojnë të zbuten, pastaj shtojmë pak lëng perimesh dhe i lëmë të ziejnë në zjarr mesatar. Në një tigan...
Perzieni te gjithe perberesit ne nje blender dhe vendoseni ne nje shishe per ta ruajtur ne frigorifer gjate gjithe javes. Kjo salce eshte e shijshme, e ushqyeshme, dhe shkon me pothuaj cdo lloj zarzavati.Ruaj Recetën
Lini një koment