1.Shpëlajmë mirë thjerrëzat me ujë të bollshëm. Qepën e grijmë hollë dhe e vendosim në një tenxhere me vaj ulliri.
2.Pasi të jetë zbutur pak, shtojmë selinonë të grirë hollë.
3.Kaurdisim së bashku qepën me selinonë duke shtuar karotën të prerë hollë, 3 thelpinj hudhra.
4.Vazhdojmë përziejmë duke shtuar një lugë gjelle kumin, trumzë, thjerrëzat. I përziejmë duke shtuar lëngun e pulës me ujë sa të mbulojë thjerrëzat dhe shtojmë purenë e domates dhe dafinën.
5.Shtojmë piper të kuq, të zi dhe kripë. Më pas heqim gjethen e dafinës dhe e kalojmë supën në blender.
6.Presim spinaqin dhe e hedhim po ashtu në blender duke e përzierë për 2 minuta.
7.E servirim duke shtuar 1 lugë gjelle kos, vaj ulliri shoqëruar me një fetë buke të thekur. Ju bëftë mirë!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment