1.Filetot e salmonit i ndajmë në kubikë jo shumë të vegjël.
2.Preshët e pastruar, i presim në rrota të holla.
3.Karotat i qërojmë, i lajmë, i presim në rrota të holla dhe më pas i ziejmë në tenxhere me ujë të valuar derisa të zbuten.
4.Heqim karotat dhe ziejmë preshët për 5 minuta që nga momenti kur marrin valë.I kullojmë dhe i lëmë mënjanë.
5.Në një tigan, tretim 1 lugë gjalpë dhe skuqim qepën të grirë hollë, karotat, preshin dhe kubikët e salmonit.
6.I skuqim për 6-8 minuta duke i përzier vazhdimisht me lugë druri. Heqim tiganin nga zjarri dhe e lëmë mënjanë.
7.Në një tenxhere, shkrijmë 2 lugët e gjalpit që na kanë mbetur bashkë me miellin dhe kur ky i fundit të marrë ngjyrë, shtojmë lëngun e valuar të perimeve dhe e përziejmë vazhdimisht me rrahësin e vezëve me dorë që mielli të mos krijojë kokrriza.
8.Pas pak minutash, shtojmë panën dhe mustardën.E rregullojmë për kripë e piper.
9.Shtojmë këtu përzierjen me karrota e salmon që kemi në tigan, i përziejmë me lugë druri dhe pas 2 minutash e heqim tenxheren nga zjarri.
10.Shtojmë lëngun e limonit dhe supa është gati për t’ushërbyer.
11.Me copat jeshile të preshit, të prera hollë, dekorojmë pjatat.
Ke pyetur ndonjëherë pse djathi zviceran ka ato vrima kaq të njohura? Për vite me radhë, fëmijët (dhe ndonjëherë edhe të rriturit) janë argëtuar me idenë e minjve të vegjël që kafshojnë djathin duke lënë boshllëqe pas tyre. Por...
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
Lini një koment