Sugjerojmë:

Supë me miell misri dhe lakra brukseli të karamelizuara

1.Për të përgatitur supën me miell misri, vendosni një tenxhere me ujë të vlojë.

2.Ndërkohë, pastroni lakrat e Brukselit duke iu hequr gjethet e jashtme, më pas pritini përgjysmë.

3.Pastroni qepët dhe pritini më dysh ose në katër pjesë.

4.Në një tigan ngrohni 20 gr vaj ulliri, shtoni qepët e prera, shtoni 100 gr ujë dhe mbulojini me kapak.

5.Gatuajini në zjarr të mesëm për 3-4 minuta. Shtoni më pas edhe lakrat e Brukselit dhe vazhdoni gatimin edhe 5 minuta, gjithmonë me kapak.

6.Më pas, hiqni kapakun dhe vazhdoni zierjen në mënyrë që të avullojë uji, shtoni më pas mjaltin dhe sheqerin e kanës.

7.Shtoni kripë, piper dhë lërini edhe për 2 minuta në zjarr, derisa perimet të karamelizohen. Fikni sobën dhe lërini mënjanë.

8.Tani merruni me supën. Kur uji në tenxhere të ketë vluar, shtoni kripë dhe 10 gr vaj ulliri.

9.Shtoni pak nga pak misrin duke e përzier me rrahëse vezësh dhe ziejeni në zjarr të ulët për 8 minuta duke e përzier vazhdimisht.

10.Fikni zjarrin dhe shtoni panën e freskët, parmixhanin e grirë dhe përziejini që supa të homogjenizohet.

11.Shpërndani supën nëpër pjata, në qendër të secilës vendosni lakrat e karamelizuara dhe shërbejeni të ngrohtë.

Lini një koment