Sugjerojmë:

Supë me kërpudha dhe qiqra: një pjatë plot benefite për shëndetin

Supë me kërpudha dhe qiqra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Një supë plot shije, e shëndetshme, e ushqyeshme. Një recetë të cilën nëse nuk e keni përgatitur ndonjëherë, ia vlen ta provoni. E pasur me vitamina, proteina e kripëra minerale, kërpudhat i japin kësaj supe edhe fosforin, një element i rëndësishëm për shëndeitn e kockave. Përmbajnë gjithashtu selenium dhe kalium.

Ingredientët

  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 250 gr kërpudha finferli
  • 250 gr kërpudha porçini
  • 6 lugë gjelle vaj ulliri
  • 200 ml verë e vardhë
  • 2 kavanozë ose kanaçe qiqra të konservuara
  • 1 litër brodo pule
  • 1 lugë gjelle majdanoz
  • 200 gr djathë brie (djahtë i butë)
  • 8 feta buke bagetë
  • 50 gr krem kosi me yndyrë

Udhëzimet

1

Prisni qepën në kubikë të vegjël dhe grini imët hudhrën.

2

Pastroni kërpudhat, lini mënjanë 80 gr prej tyre, më pas pritni në copa pjesën tjetër.

3

Ngrohni një lugë gjelle vaj ulliri në një tigan dhe skuqni hudhrën dhe qepën për një minutë. Më pas shtoni edhe kërpudhat dhe lërini për 2 minuta.

4

Shtoni verën e bardhë dhe lëreni në zjarr të ulët derisa lëngu të përgjysmohet.

5

Kulloni qiqrat, lini mënjanë disa kokrra për dekor, kurse të tjerat shtojini te supa bashkë me brodon e pulës.

6

Prisni të marrë valë dhe lëreni të ziejë për 10 minuta.

7

Ndërkohë vendosni fetat e bagetës në një tepsi ku keni shtruar letër furre, spërkatini me dy lugë vaj ulliri dhe piqini në furrë për 5 minuta.

8

Mënjanë, prisni djathin në kbuikë, prisni në feta kërpudhat e mbetura dhe grini imët majdanozin.

9

Në një tigan, ngrohni 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe shtoni kërudhat e qiqrat e mbetura duke i gatuar për 3-5 minuta.

10

Shtoni edhe majdanozin, kripë e piper duke i lënë të qëndrojnë ngrohtë në tigan.

11

Vendosni kubikët e djathit mbi fetat e bukës dhe vendosini në furrë edhe për 5 minuta të tjera.

12

Më pas, kaloni supën në frulatorë për të krijuar një përbërje homogjene dhe shtoni më pas kremin e kosit.

13

Ndani supën në tasa dhe shpërndani nëpër to kërpudhat e qiqrat e metura, vajin e mbetur dhe shërbejini me copa buke.

Lini një koment