Sugjerojmë:

Supë me karota. E mirë për sytë, zemrën dhe kundër kancerit!

Supë me karota

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 2 qepë të vogla
  • 700 ml lëng perimesh
  • ½ limon
  • 1 portokall (lëngu dhe lëkura e tij)
  • pak xhinxher pluhur
  • 500 gr karrota
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper të zi

Udhëzimet

1

Në një tenxhere kaurdisim qepën dhe shtojmë xhinxherin. Shtoni karotat në feta të holla dhe më pas lëngun e portokallit.

2

Shtoni lëngun e perimeve, kripën dhe e lini për 20 minuta në zjarr mesatar.

3

Kalojeni supën në blender për ta bërë kremoze.

4

Sapo të jetë gati shërbejeni dhe sipër i shtoni lëkurën e grirë të portokallit. Ju bëftë mirë!

Lini një koment