Sugjerojmë:

Supë me bizele, pak kalori dhe zero kolesterol!

500 gram bizele
750 ml lëng pule
120 ml ajkë qumështi
250 gram gjoks pule
60 gram gjalpë
1 qepë
Kripë dhe piper

1.Në një tenxhere me gjalpë skuqni qepën. Shtoni bizelet, lëngun e pulës dhe i lini të ziejnë për 15 minuta. Prisni të ftohen pak dhe me një blender dore i bëni pure.

2.Tani shtoni nenexhikun, ajkën e qumështit, kripën dhe piperin. I trazoni mirë.

3.Ndërkohë skuqni gjoksin e pulës me pak gjalpë në një tigan dhe nga fundi shtoni edhe 1 fetë buke, të prerë në kubikë.

4.Shërbejeni supën duke i shtuar sipër 1 gjethe nenexhik dhe bukëzat e thekura.

5.Ju bëftë mirë!

Lini një koment