Sugjerojmë:

Supë me bizele dhe mish pule

Supë me bizele dhe mish pule

Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

E bukur për tu parë, e mirë për tu shijuar. Kjo supë do ju japë gjithçka kërkon trupi juaj!

Ingredientët

  • 250 gr gjoks pule
  • 750 ml lëng pule
  • 120 ml ajkë qumështi
  • 1 qepë
  • 1 tufë erëzash
  • 60 gr gjalp
  • 500 gr bizele
  • 7 gjethe nenexhik
  • 1 majë luge sheqer
  • Kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Në një tigan me gjalpë skuqni qepën e grirë imët, së bashku me erëzat.

2

Shtoni bizelet, lëngun e pulës dhe e lini të ziejë.

3

Pas 10-15 minutash, pasi janë ftohur disi, kalojii në një blender dore për t'i bërë pure.

4

Gradualisht i shtoni nenexhikun, ajkën,kripën dhe piperin. Lëreni supën mënjanë.

5

Gjoksin e pulës e prisni në kubikë dhe e skuqni me gjalpë nga të dyja anët. Shtojani bizeleve.

6

Në gjalpin e mbetur skuqim bukët e prera në kubikë. Ato ia hedhim sipër supës në çastin që e servirim dhe e spërkasim me gjethet e nenexhikut të grira hollë.

Lini një koment