Po kërkoni një ide supe që të jetë e plotë, e bollshme, por në të njëjtën kohë e ulët në kalori dhe e shijshme? Është kjo supë kremoze me njoki dhe mish pule, shumë e shpejtë dhe e thjeshtë në përgatitje.
Përbëresit:
2 lugë gjelle gjalpë pa kripë
2 kërcenj selino të prera
2 karoa të mëdha të grira
1 kupë qepë e grirë
2 thelpinj të mëdhenj të grira
2 lugë gjelle miell
8 gota lëng mishi pule
1 lugë çaji trumëz e thatë
1 lugë çaji rigon i thatë
½ lugë çaji kripë
2 kupa spinaq i freskët
450 gr njoki
2 kupa mish pule të copëtuar të cilin e keni zier paraprakisht
1 ½ gota pana
Përgatitja:
Shkrini gjalpin në një tenxhere. Shtoni selinon, karotat dhe qepët, më pas gatuajni derisa të zbuten.
Shtoni hudhrën, më pas spërkatni përbërësit me miell dhe përziejini derisa mielli të përzihet me perimet.
Shtoni përbërësit e tjerë përveç panës dhe ziejini për 10 minuta derisa njokit të zbuten.
Ulni nxehtësinë dhe më pas shtoni panën. Rregullojeni me erëza sipas dëshirës.
Shërbejeni menjëherë ose ruajeni në një tas hermetik në frigorifer për 2 ose 3 ditë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment