Sugjerojmë:

Supë krem me karota, xhinxher e lëng portokalli

Supë krem me karota, xhinxher e lëng portokalli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Kemi folur shumë për vetitë e ccmuara që përmbajnë karotat dhe xhinxheri. Ju propozojmë një recetë që kombinon të dy produktet në një krem të shijshëm dhe lëngu i portokallit e bën akoma më të shijshme.

Ingredientët

  • 500 gr karota
  • 1 qepë
  • 1 litër brodo perimesh
  • ½ gote lëng portokalli me lëkurë të grirë
  • Pak rrënjë xhinxheri
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë

Udhëzimet

1

Grini qepën, xhinxherin dhe kaurdisini në vaj ulliri e.v.

2

Shtoni karotat të cilat i keni qëruar, i keni prerë në feta dhe i kenni kripur.

3

Shtoni dhe brodon dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë për të paktën 20 minuta.

4

Frulojeni supën në mikser derisa të merrni një krem homogjen.

5

Shtoni më pas gjysmë gote lëng portokalli dhe lëkurën e grirë.

6

Rivendoseni në zjarr pak minuta para se ta servirni në tryezë me copa buke të thekura.

Lini një koment