Sugjerojmë:

Supë e përgatitur me krem panxhari

500 gr panxhar
40 gr gjalpë
500 gr patate
1 qepë
10 ml pana
Kripë, Piper i zi

1.Marrim një tenxhere dhe brenda hedhim 1 kokërr qepë me 20 gr gjalpë duke shtuar panxharin dhe 250 gr patate.

2.Pastaj shtojmë ujë dhe e lemë të ziejë.

3.Pasi zbutet panxhari e heqim nga tenxherja dhe e kalojmë në mikser sa të bëhet krem.

4.Para se ta servirim shtojmë një lugë çaj pana, kripë dhe piper.

Lini një koment