Sugjerojmë:

Supë e gjelbër pranverore

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
5 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
200 gr perime jeshile të përziera (përdorim asparag, fasule dhe qepë)
700 ml lëng perimesh të nxehtë
140 gr makarona të ziera të vogla
215 gr kanaçe me fasule, të lara dhe të kulluara
3 lugë pesto jeshile

  Vendosni perimet e gjelbra në një tenxhere me madhësi mesatare dhe më pas hidhini sipër lëngun.

Lërini të vlojnë, më pas ulni zjarrin dhe ziejini derisa perimet të jenë gatuar, rreth 3 minuta.

Hidhni makaronat e gatuara, fasulet dhe 1 lugë pesto. Ngrohini, më pas hidheni në tasa dhe sipër secilit, një lugë tjetër pesto.

Komento