Sugjerojmë:

Supë detoks me mollë dhe selino për një tretje sa më të mirë

300 gram patate të ëmbla
2 mollë të kuqe
150 gram selino
Lëng perimesh i parapërgatitur
Vaj ulliri
Kripë
1 gotë kos

1.Në një tigan me pak vaj kaloni në skuqje patatet e ëmbla dhe selinonë.
2.Më pas shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë.
3.Merrni mollët dhe kalojini në furrë për disa minuta derisa të zbuten dhe më pas në frulator.
4.Shtoni po ashtu selinonë dhe patatet derisa masa të lidhet.
5.Rregulloni sasinë e kripës dhe vajit të ullirit dhe shtoni kos sipas dëshirës. Supa është gati!

Lini një koment