Studimi: Ky gabim që po bëni me gjumin po ju dëmton shëndetin
Kur një person nuk fle sa duhet, duke u munduar që të pushojë më shumë gjatë fundjavës, po dëmton shëndetin.
Një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën “BMC Public Health” zbuloi se të flesh pak dhe shumë mund të çojë në një sërë problemesh shëndetësore, si presioni i lartë i gjakut ose nivelet e larta të kolesterolit.
Ekipi që kreu hulumtimin nga Universiteti i Mjekësisë në Seul, analizoi të dhënat e 133,608 meshkujve dhe femrave koreane të moshës 40-69 vjeç. Hulumtimi mblodhi të dhënat gjatë 9 viteve nga 2004-a.
Rezultatet e studimit treguan se meshkuj që flinin më pak se 6 orë natën kishin probleme me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, të kolesterolit dhe presionin e lartë të gjakut, në krahasim me ata që flinin 8 orë.
Për më tepër, edhe meshkujt edhe gratë që flinin më pak se 6 orë gjumë ishin më në peshë. Ndërsa ata që flinin për më shumë se 10 orë gjumë ishin më të shëndetshëm.
Sot në vend festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri...
Përgatituni për një surprizë të këndshme nga SnapFood, platforma juaj e preferuar e ushqimit dhe argëtimit në Shqipëri! Kemi punuar pa u lodhur për të ridizenjuar aplikacionin tonë, duke i dhënë atij një pamje të re dhe të freskët...
Në aplikacionin Snapfood, çdo student mund të regjistrohet me kartën e tij të studentit dhe të përfitojë bonuse, ulje për porositë e shumë privilegje! Sapo regjistrohet në aplikacion, secili student përfiton një bonus prej 100 lekësh që depozitohet në...
Lini një koment