Sugjerojmë:

Strudel me mollë, ëmbëlsira e duhur për familjen tuaj!

250 gr miell ëmbëlsirash
Vezë
100 ml ujë të vakët
20 ml vaj luledielli
1 majë luge kripë
Për mbushjen:
800 gr mollë të verdha të prera në feta shumë të holla
100 gr galete (bukë e thatë e grirë)
Gjalpë
Sheqer me vanilje
Sheqer i bardhë
Lëng limoni
Kanellë
100 gr rrush të thatë
Rum ose aromë rumi
Sheqer pluhur

1.Përgatisni brumin e strudelit duke i përzierë të gjithë përbërësit bashkë derisa të krijohet një masë brumi i butë.

2.I jepni formën e një sfere dhe lyjeni me pak vaj luledielli nga sipër dhe lerëni të pushojë për rreth 30 minuta, që të zbutet.

3.Spërkatni mollët pak lëng limoni që të mos nxihen dhe lërini menjanë.

4.Vendosni në një enë të vogël rrushin e thatë bashkë me rumin. Vendosni një tigan në zjarr të ulët dhe në të shkrini gjalpin.

5.Shtoni galeten, pak sheqer me vanilje dhe perzijini mirë derisa buka të marrë ngjyrë të artë.

6.Përgatitni mbushjen duke bashkuar mollët me rrushin e thatë, galetën e skuqur në gjalp, sheqerin dhe kanellën.

7.Hapni brumin me duar të lyera me gjalp të shkrirë derisa te rezultojë shumë i hollë. Peta e strudelit duhet të jetë shumë e hollë.

8.Mbusheni peten me mbushjen me mollë dhe rrotullojeni mirë me ndihmën e një pecete të pastër.

9.Vendoseni strudelin në tavë të lyer me gjalp dhe pak galete dhe piqeni në furrë në 190°C derisa të marri ngjyrë të artë.

10.Pasi ta nxirrni nga furra spërkateni më 3-4 luge gjalp të shkrirë dhe lerëni të ftohet.

11.Më pas spërkateni me sheqer pluhur dhe sherbejeni me akullore ose krem pana të rrahur mirë.

Lini një koment