Spray me limon dhe uthull për të bërë xixë tavolinën tuaj
Tavolina prej druri, ku ne zgjedhin të gatuajmë herë pas herë, duhet pastruar me kujdes. Aty grumbullohen një pjesë e madhe papastërtish prandaj nuk duhet neglizhuar.
Për të mos përdorur kimikate aty ku përgatisim ushqimin që do të hamë, le të shfrytëzojmë dy përbërës që të gjithë i keni në kuzhinë.
Bëhet fjalë për limonin dhe uthullën.
Ju duhet konkretisht:
Lëngu i 1 një limoni
1 filxhan çaji uthull
Udhëzime:
I bashkoni të dyja në një shishe spray dhe e aplikoni tek dërrasa e punës.
E fshini me një leckë mikrofibër ose në pamundësi me një pecetë kuzhinë.
Ky spray natyral do të largojë papastërtitë, bakteret, do ta shkëlqejë vendin ku ju gatuani dhe do të largojë gjithashtu edhe aromat e këqia./neps.al
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment