Tavolina prej druri, ku ne zgjedhin të gatuajmë herë pas herë, duhet pastruar me kujdes. Aty grumbullohen një pjesë e madhe papastërtish prandaj nuk duhet neglizhuar.
Për të mos përdorur kimikate aty ku përgatisim ushqimin që do të hamë, le të shfrytëzojmë dy përbërës që të gjithë i keni në kuzhinë.
Bëhet fjalë për limonin dhe uthullën.
Ju duhet konkretisht:
- Lëngu i 1 një limoni
- 1 filxhan çaji uthull
Udhëzime:
- I bashkoni të dyja në një shishe spray dhe e aplikoni tek dërrasa e punës.
- E fshini me një leckë mikrofibër ose në pamundësi me një pecetë kuzhinë.
- Ky spray natyral do të largojë papastërtitë, bakteret, do ta shkëlqejë vendin ku ju gatuani dhe do të largojë gjithashtu edhe aromat e këqia./neps.al
Lini një koment